Home Fokus “Hajde largoma kerrin e ka me ta q* nanën”, kështu ndodhi ngjarja

“Hajde largoma kerrin e ka me ta q* nanën”, kështu ndodhi ngjarja

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled





Parkingu shumë shpesh është bërë mollë sherri për përIeshje, kërcënime e suIme mes qytetarëve gjithandej vendit. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur edhe në rrugën “Papa Klimenti” të Pejës, ku një 22-vjeçar është kërcënuar nga një 55-vjeçar.

Gazeta Sinjali ka mësuar se gjithçka ndodhi për shkak të parkimit të veturës nga i dyshuari para lokalit të viktimës. Sipas burimeve të Sinjalit, dy palët fillimisht patën një mosmarrëveshje, pasi viktima i kërkoi të dyshuarit ta largojë veturën, meqë sipas tij ai paguan në komunë për atë vend parkim.

Lexo edhe:  Kjo është maturantja që fitoi më së shumti pikë në Testin e Maturës në nivel vendi

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se viktima ka deklaruar se i dyshuari ia ka dhënë çelësat një personit për t’ia larguar veturën, për t’iu rikthyer më pas në shenjë hakmarrjeje.

I dyshuari i ka shkruar të riut në lokal dhe ka eskaluar duke iu drejtuar me fjalët kërcënuese se “a është parkingu yt që më the ta largoj veturën”, duke vazhduar më pas “nesër e parkoj prapë, hajde largoma e sheh çka të gjen, ka me ta q* nanën”.

Lexo edhe:  50 Cent performon me simbolin e shqiponjës dykrenare

Për shkak të shqetësimit nga i dyshuari, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se posedon edhe video-incizimin se si ka ndodhur rasti para dhe brenda lokalit të tij.

Në anën tjetër, një njësi policore ka arrestuar të dyshuarin, të cilit me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.





You may also like