Home Fokus I vrari në Kaçanik ishte intervistuar për suImin me breshëri pIumbash ndaj një 22-vjeçari

I vrari në Kaçanik ishte intervistuar për suImin me breshëri pIumbash ndaj një 22-vjeçari

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Hasan Berisha, personi i cili u v ra sot në Kaçanik, dyshohej për një rast të kanosjes së një 22-vjeçari në Ferizaj më 2016.

Policia e Kosovës kishte ngritur kallëzim penal ndaj Hasan Berishës dhe vëllait të tij, Kastriot Berishës, i plagosur sot, për kanosjen e Resul Likës më 2016 në rrugët e Ferizajt.

Ngjarja kishte ndodhur në muajin mars të vitit 2016.

“Sa i përket rastit të suImit, të ndodhur në rrugën Regjep Bislimi në Ferizaj, me datën 21.03.2016 rreth ore 17:30, Policet hetues të stacionit Policor në Ferizaj, kanë ngrite kallëzim penal ndaj të dyshuarve Hasan e Kastriot Berisha, me datën 27.03.2016”, kishte thënë Policia e Kosovës më 2016.

Lexo edhe:  Nis ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të FSK-së

Po ashtu, Policia e Kosovës kishte intervistuar dy të dyshuarit për një suIm me armë zjarri ndaj të njëjtit person, Resul Likës.

Rasti për të cilin Policia kishte intervistuar Hasan e Kastriot Berishën kishte të bënte me një suIm me breshëri plumbash ndaj veturës së Resul Likës në Kaçanik, më 23 mars, 2016.

“Janë intervistuar disa persona në lidhje me rastin, ndër ta edhe Hasan Berisha dhe vëllai i tij Kastriot Berisha por nuk kemi ende prova të mjaftueshme se ata kanë kryer këtë vepër penale”, kishte thënë Policia.

Resul Lika, i cili ishte cak i suImuesve, kishte rrëfyer ngjarjen në një intervistë për Telgrafin.

Lexo edhe:  Defekti në veturë i detyroi të ndalen, hajni ua vjedh paratë e dokumentet mërgimtarëve

“Isha duke udhëtuar për në shtëpi – i vetëm me veturën e një shoku – nga Kaçaniku për në Strazhe. Rrugës për shtëpi, rreth orës 22:00, derisa po ecja në vendin e quajtur Dubravë e Sepetin të Kaçanikut, i vërej disa gurë në rrugë. Ndalova makinën, dola të shmang gurët nga rruga. Sapo dola, dëgjova krisma të armëve. Rashë poshtë rrugës për tu mbrojtur në mal, e krismat vazhduan.

Pastaj dola në rrugë duke vrapuar, telefonova disa shokë e pastaj edhe policinë. Për fat të mirë aty erdhi një kalimtar rasti, ishte i lagjes sime, hipa në veturën e tij dhe vazhdova për në shtëpi”, rrëfen Lika për Telegrafin.

Lexo edhe:  Deklarata e të akuzuarit Arbër Sejdiu në Polici: E ndjera Marigona Osmani nga goja kishte vjellë zi

Sipas tij, Policia e ka konfirmuar se arma ishte kallashnikov.

You may also like