Home Fokus Ky është biznesi që viktima në Kaçanik e posedonte, ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes

Ky është biznesi që viktima në Kaçanik e posedonte, ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Kaçanikut dhe jo vetëm, shkruan GazetaDemos.

Një përleshje ku u përdorë edhe arma e zjarrit, la të vdekur një qytetarë dhe një tjetër të pIagosur.

Sipas informacioneve të para, viktima është Hasan Berisha dhe është vëllau i të pIagosurit.

Sipas të njejtave informacione kjo tragjedi ndodhi si pasojë e një konfIikti ku viktima dhe pala tjetër vendosën t’i “qërojnë hesapet”.

GazetaDemos nga burimet e veta merr vesh se viktima Hasan Berisha ishte biznesmen.

Ai posedonte një Rent a Car në Ferizaj.

Viktima dhe i pIagosuri vijnë nga fshati Dubravë i Kaçanikut.

Lexo edhe:  Dhurata Dora dhe Elvana Gjata vijnë me “Gajde”

Për rastin në fjalë është deklaruar edhe Policia e Kosovë.

“Policia Rajonale e Ferizajt sot, datë 10.05.2022 në ora 14:00 ka pranuar një informacion së në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit, përballë ” Varrezave të Dëshmorëve’’ në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona kanë pësuar pIagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa pIagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë.

Lexo edhe:  Publikohen fotografitë, Tayna kapet mat me futbollistin italian

Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Policët hetues po grumbullojnë informacione në terren dhe janë në kërkim të të dyshuarve, të kësaj ngjarje”, thuhet në komunikatë. /GazetaDemos/

You may also like