Home Fokus Ky është vëllau i të vrarit që u plagos rëndë sot (FOTO)

Ky është vëllau i të vrarit që u plagos rëndë sot (FOTO)

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled





Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë se të dyshuarit për v rasjen në Kaçanik të Hasan Berishës, një burri rreth të 40-ave, gjenden në arrati.

Në një njoftim për media, Prokuroria tha se motivet për v rasjen e Hasan Berishës nuk dihen ende.

“Motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen dhe të dyshuarit lidhur me këtë rast gjenden në arrati, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njoftoi Prokuroria, raporton Paparaci.

Lexo edhe:  EKSKLUZIVE:Ky është serbi që u arrestua sot për krime lufte në Pejë (FOTO)

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa, personi tjetër i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, njoftoi Prokuroria.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së rrethanave të ngjarjes”, vijon njoftimi i Prokurorisë.

Lexo edhe:  Rrëmbehet 12-vjeçarja kosovare, teksa po luante në park me motrën e saj


(Në fotografi janë shfaqur viktima Hasan Berisha dhe vëllai i tij, Kastriot Berisha)





You may also like