Home Fokus “A të kam thanë mos hajde në shpi tem” – Kërcet grushti mes dajës dhe nipit

“A të kam thanë mos hajde në shpi tem” – Kërcet grushti mes dajës dhe nipit

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled





Në orët e pasdites të së martës, një 47-vjeçar është përleshur fizikisht me nipin 25-vjeçar, në shtëpinë e tij në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, ku si pasojë ia kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dy të dyshuarit u rrahën për shkak të një “ndalese” që daja ia kishte bërë nipit, duke mos e lejuar t’i shkojë në shtëpi. Por nipi nuk e përfilli vendimin e dajës dhe i shkoi të njëjtit në shtëpi, ku u përleshën dhe pësuan lëndime, për çka u desh trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lexo edhe:  Kjo është maturantja e vetme që arriti të marrë 95 pikë në testin e maturës (VIDEO)

Për mosmarrëveshjen që shkaktoi konflikt fizik Policia u njoftua rreth orës 18:00, me ç’rast një patrullë policore doli në vendin e ngjarjes.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se pasi të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Lexo edhe:  Rrëmbehet 12-vjeçarja kosovare, teksa po luante në park me motrën e saj

Pas përfundimit të intervistimit, daja dhe nisi janë dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në Qendrën e Ndalimit në Drenas.





You may also like