Home Fokus I biri ja djegë veturën babait në Malishevë

I biri ja djegë veturën babait në Malishevë

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Një veturë është përfshirë sot nga flakët në parkingun e një ëmbëltoreje në rrugën ‘Skënder Rexhepi” në Malishevë. Sinjali mëson se një 20-vjeçar e dogji qëllimisht veturën e familjes për çka edhe u arrestua.

Rasti u raportua në stacion policor përmes telefonit, ku vëllai i të dyshuarit e njoftoi Policinë se vetura e tyre e tipi Golf është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Lexo edhe:  50 Cent performon me simbolin e shqiponjës dykrenare

Me të marrë informacionin, Policia dhe njësitë e Zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është shuar zjarri, ndërsa vetura është dëmtuar pjesërisht.

Sinjali mëson se patrulla policore është vënë në veprim dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili gjatë dhënies së deklaratës ka pranuar se ia ka vënë flakën qëllimisht veturës së familjes.

Lexo edhe:  Vetura godet dy vajza në Prishtinë, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, me udhëzimin e të cilit është iniciuar rasti ‘Zjarrvënie’.

/GazetaSinjali/

You may also like