Home Fokus Ky është i dyshuari për të shtënat me kallash në Prizren, ka të kaluar kriminaIe

Ky është i dyshuari për të shtënat me kallash në Prizren, ka të kaluar kriminaIe

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled





Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për të shtëna armësh në një lokal në fshatin Lubizhdë e Prizrenit.

Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria njoftojnë se i dyshuari është Egzon Reshani, i cili tashmë është shpallur në kërkim dhe pritet arrestimi i tij.

Sipas burimeve, Reshani është emër i njohur për organet e drejtësisë me një të kaluar kriminale të konfirmuar nga Gjykata.

Për incidentin e sotëm mbi të rëndon dyshimi i bazuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar ose përdorim i armëve”.

Lexo edhe:  Gold Ag vizitoi Rexhep Selimin në Hagë: Veç i gzum e i pa mërzitun…

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali në kushte anonimiteti kanë treguar se para hapjes së këtij lokalit, Reshani ka hyrë brenda me armë automatike dhe ka shtënë disa herë. Pas të shtënave ai është larguar me veturën e tij dhe për këtë rast është njoftuar menjëherë Policia.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë për të ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin, me ç’rast janë gjetur gëzhoja e predha të pa shkrepura të armës automatike, si dhe janë evidentuar dëmtime edhe në tavanin e lokalit. Fatbardhësisht edhe pse kishte së paku dy persona në lokal, lëndime nuk ka pësuar askush thonë burimet e Sinjalit.

Lexo edhe:  Publikohen fotografitë, Tayna kapet mat me futbollistin italian

Për konfirmimin e sinjalizimit, redaksia ka kontaktuar rreth orës 22:00 edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës në Prizren, mirëpo i njëjti ka deklaruar se nuk posedon informacione lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.





Lexo edhe:  Plagosen dy persona në Pejë, njëri nga ta në gjendje të rëndë (DETAJE)

You may also like