Home Sport Dorëzohet Bayern Munichu, i vendos çmimin Robert Lewandowskit

Dorëzohet Bayern Munichu, i vendos çmimin Robert Lewandowskit

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Bayern Munichu ka nisur të dorëzohet sa i përket Robert Lewandowskit.

Gjiganti bavarez është munduar deri tash ta bind sulmuesin polak të qëndrojë në “Allianz Arena”.

Por Lewandowski dëshiron të largohet nga kampioni gjerman dhe ta provojë një eksperiencë të re larg Bundesligës.

Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur mbi të gjitha Barcelona, e cila i ka nisur tashmë bisedimet me lojtarin, por jo edhe me gjigantin gjerman.

Dhe, mediumi “Bild” raporton se Bayerni e ka vendosur tashmë çmimin e kartonit të ish-futbollistit të Borussia Dortmundit.

Sipas “Bild” Bayerni do ta lë veteranin e sulmit të largohet për një ofertë prej 35 deri në 40 milionë euro.

Pra, Barça dhe klubet tjera të interesuara e dinë tashmë se sa duhet t’i paguajnë nëse duan ta bëjnë të vetin sulmuesin e rrezikshëm.

You may also like