Home Fokus ‘E kam një kallash te shpija, me ty merrna më vonë’, detaje si ndodhi ngjarja

‘E kam një kallash te shpija, me ty merrna më vonë’, detaje si ndodhi ngjarja

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled





Mbrëmë pas mesnate në Stacionin Policor në Ferizaj, një person dyshohet se ka kërcënuar seriozisht një pjesëtar të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari fillimisht ishte ftuar që të shkojë në stacion së bashku me djalin e tij të mitur, pasi ky i fundit kishte kryer një rast më herët.

Sinjali mëson se motiv për mllefosjen e babait 52-vjeçar ndaj policëve, janë ankesat e djalit të tij, i cili i kishte thënë se Policia kishte përdorur dhunë ndaj tij.

Lexo edhe:  Kjo është maturantja që fitoi më së shumti pikë në Testin e Maturës në nivel vendi

Kjo u bë shkak që ferizajasi të eskalojë deri në atë pikë ku t’i drejtohet policit 32-vjeçar (emër i njohur për redaksinë) me fjalët “me ty shihemi, kena me kry ma vonë”.

I njëjti kishte vazhduar me kërcënime ndaj policit në fjalë edhe gjatë kohës kur po jepte deklaratë në prani të një tjetër zyrtari policor, duke thënë se ‘për F.S., e kam një kallash te shpija dhe merrem ma vonë me të”.

Lexo edhe:  Skandaloze/ Polici kosovar arsyeton sulmin seksual: Hajt se nuk ja ka hekë naj copë, nuk është ba nami

Sipas burimeve, janë njoftuar njësia e hetimeve rajonale të cilat pritet të merren me rastin, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit dhe është hapur rast ‘Kanosje‘.





You may also like