Home Sport Forbes publikon listën e sportistëve më të paguar në vitin e fundit

Forbes publikon listën e sportistëve më të paguar në vitin e fundit

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Lionel Messi ka siguruar vendin e parë në listën e Forbes për sportistët më të paguar në planet.

Futbollisti i PSG, Lionel Messi është sportisti më i paguar në botë në vitin e fundit, sipas revistës Forbes.

Messi fitoi 130 milionë dollarë,nga të cilat 75 milionë dollarë lidheshin me rrogën ndërsa 55 milionë të tjera fitoi nga sponsorizime të ndryshme.

Përfitimet jashtë fushës, së bashku me një marrëveshje fitimprurëse në Parc des Princes, e kanë lejuar shtatë herë fituesin e Topit të Artë që të mposht në garë legjendën e NBA-së, LeBron James, i cili mbetet i dyti në listë.

Cristiano Ronaldo është i treti për nga fitimet me 115 milionë dollarë. Ai paguhet 60 milionë dollarë dhe fiton 55 milionë dollarë të tjerë nga sponsorët.

Lista e top 10 përfshin edhe emra tjerë futbollistes si ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, i cili renditet i treti dhe sulmuesin e PSG-së, Neymar i katërti.

Stephen Curry, Kevin Durant, Roger Federer, Canelo Alvarez, Tom Brady dhe Giannis Antetokounmpo kompletojnë top 10.

10.Giannis Antetokounmpo – 80,9 milionë dollarë.

9.Tom Brady | 83,9 milionë dollarë.

8.Canelo Alvarez – 90 milionë dollarë.

7.Roger Federer – 90,7 milionë dollarë.

6.Kevin Durant – 92,1 milionë dollarë.

5.Stephen Curry – 92.8 milionë dollarë.

4.Neymar – 95 milionë dollarë.

3.Cristiano Ronaldo – 115 milionë dollarë.

2.LeBron James – 121.2 milionë dollarë.

1.Lionel Messi – 130 milionë dollarë.

 

You may also like