Home Sport Ismet Munishi flet për finalen e Champions League ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit

Ismet Munishi flet për finalen e Champions League ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


I pyetur për finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit e Real Madridit, Munishi thotë se finalja do të jetë e paparashikueshme.

“Nuk ka njeri një planet që e din epilogun e kësaj finaleje. Është tejet e barabartë dhe zor e parashikueshme” ka thënë Munishi.

Ismet Munishi nuk ka marrëveshje me asnjë skuadër dhe po shijon disa javë pushimi pas ndarjes me Gjilanin.

I pyetur për shkrimet që lidhnin atë me Prishtinën, Munishi nuk ka përjashtuar këtë opsion.

“Klubi ma i madh dhe trajneri më i mirë do takohen ndonjëherë.

Nuk e di se a sivjet, vitin tjetër apo pas dy vitesh, por patjetër që do bëhen bashkë” ka thënë ndër të tjera Munishi.

Trajneri i njohur kosovar ka thënë se ka oferta edhe jashtë Kosovës të cilat është duke i analizuar.

You may also like