Home Fokus Rrëmbehet një grua në mes të rrugës në Prishtinë, dëshmitarët rrëfejnë se si u kap me forcë

Rrëmbehet një grua në mes të rrugës në Prishtinë, dëshmitarët rrëfejnë se si u kap me forcë

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Mbrëmë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, është parë një burrë teksa ka rrëmbyer një grua në mes të rrugës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në kushte anonimiteti kanë rrëfyer për Gazetën Sinjali se si e panë gruan teksa tërhiqej zvarrë nga i dyshuari nga një rrugicë në tjetrën.

Lexo edhe:  Ky është ish- ushtari i UÇK-së që mbrëmë u plagos në uniformën e Policisë së Kosovës (FOTO)

Personat që kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë thënë se menjëherë e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për të intervenuar por pavarësisht se njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes, nuk ka mundur ta kapin të dyshuarin.

Tutje sipas sinjalizuesve, burri ka qenë me trup të gjatë dhe me një kapelë në kokë.

Lexo edhe:  Gold Ag vizitoi Rexhep Selimin në Hagë: Veç i gzum e i pa mërzitun…

You may also like