Home Fokus “Veç një anëtar të familjes me ma prekë, ia q* nënën e vras, s’ka pasë bir nane që na hekë”

“Veç një anëtar të familjes me ma prekë, ia q* nënën e vras, s’ka pasë bir nane që na hekë”

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi, është kërcënuar seriozisht nga një qytetar, gjatë ditës së djeshme. Sinjali mëson se një vendim i komunës për lirimin e hapësirave publike u bë mollë sherri që pasoi me kërcënime ndaj drejtorit Brahimi, rast ky me të cilin po merret Policia.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje ekskluzive se si u kanos drejtori dhe vëllai i tij nga një shitës në Mitrovicë.

Aksioni i komunës për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë duket se ka prekur shumë shitës që shfrytëzojnë pjesë të ndryshme në qytet për të tregtuar. Njëri prej tyre N.B., nuk e ka pranuar këtë vendim të komunës dhe i ka dërguar ‘selam’ drejtorit Valon Brahimi, përmes vëllait të tij.

Sinjali mëson se shitësi i dyshuar, gjatë ditës së djeshme, kishte ndaluar në mes të rrugës vëllain e drejtorit, të cilin e kërcënoi duke iu drejtuar me fjalët “po gabon vëllai juaj me marrë ndonjë aksion me njësi speciale, nëse po keni me pasë punë me mua, ti edhe ai nëse na e pësojmë nga Policia”.

Lexo edhe:  Gold Ag vizitoi Rexhep Selimin në Hagë: Veç i gzum e i pa mërzitun…

Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari e ka “paralajmëruar” drejtorin përmes vëllait të tij se “veç një anëtar të familjes me ma prekë, e me ju mungu ndonjë fije flokë, e v ras, nanën ia q*”.

Pasi kreu ‘punën’ me vëllain e drejtorit, i dyshuari e telefonoi edhe vet drejtorin Brahimi, duke e kërcënuar për vendimin që kishte marrë.

“Bre vëlla çka u ba, që s’po na leni rahat me Policia e inspektora hajna”, ishin fjalët kërcënuese të të dyshuarit ndaj drejtorit.

Lexo edhe:  Kjo është maturantja kosovare e cila mori më së shumti pikë në Testin e Maturës | FOTO

Në deklaratën e drejtorit të dhënë para hetuesve policorë thuhet se i dyshuari po ashtu i kishte thënë se pavarësisht vendimit, askush s’guxon ta largojë nga hapësirat publike.

“S’ka pasë bir nane që na hekë, e as tash s’ka me mujt me na hekë, se kur t’ma prekë bukën, jom në gjendje me bë gjithçka”.

Të gjitha dëshmitë që dy vëllezërit ankues kanë pasur i kanë deponuar në Polici me rastin e denoncimit të rastit.

Pas marrjes së deklaratave nga drejtori dhe vëllai i tij që ishin viktimë e kanosjes, Policia është vënë në veprim dhe ka kërkuar të dyshuarin, për të siguruar prezencën e tij për intervistim, lidhur me rastin.

I njëjti është kërkuar gjatë ditës së djeshme nga njësitë policore por nuk është kapur deri më sot, kur është shoqëruar dhe intervistuar në stacion policor.

Lexo edhe:  Vetura godet dy vajza në Prishtinë, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Sinjali mëson se prokurori ka urdhëruar se i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe ndaj tij të iniciohet rasti si kanosje ndaj personave zyrtarë.

You may also like