Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus E madhe kjo: Arrihet marrëveshja 236.7 milionë dollarëshe me MCC-në amerikane

E madhe kjo: Arrihet marrëveshja 236.7 milionë dollarëshe me MCC-në amerikane

by rks2008


Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit – MCC ka bërë të ditur se me Qeverinë e Kosovës është përmbyllur marrëveshja kompakte në shumë prej 236.7 milionë dollarë.

“Sot, MCC dhe Qeveria e Kosovës përmbyllën një javë produktive negociatash për një marrëveshje kompakte të propozuar prej 236.7 milionë dollarësh, e krijuar për të forcuar sektorin e energjisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MCC-së.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, e cila kryesoi ekipin e negociatave të Kosovës, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se 202 milionë dollarë janë grant nga MCC-ja ndërsa pjesa tjetër, rreth 35 milionë euro, bashkëfinancim nga Qeveria e Kosovës. Ajo tha se programi ka dy projekte.

Lexo edhe:  “Jam gati të vdes për ty, për këtë punë s’të fal se të kam paralajmëru”, kështu nisi konfIikti mes vëllezërve (VIDEO)

“I pari ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve për akumulim të energjisë. Parashohim që të ndërtohen kapacitet për 340 megavat në orë akumulim të kësaj sasie të energjisë e cila do të jetë në momentin kur ndërtohet kapaciteti më i lartë për akumulimin e energjisë për kokë banori në Evropë. Është projekt mjaft inovativ i cili sheh drejt së ardhmes e cila do të ketë në njërën anë pavarësimin energjetik dhe integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në sistemin tonë energjetik, pjesë në të cilën momentalisht po çalojmë, mirëpo këtë synojmë ta ndryshojmë me strategjinë e re”, tha ajo.

Lexo edhe:  Zbulohet se kush është gruaja që po ia kërkon burrit 10 mijë euro për t’i kthyer fëmijët në shtëpi

Po ashtu, Ministrja Rizvanolli tha se projekti tjetër brenda programit ka të bëjë me zhvillimin e aftësive punëtore për t’u përshtatur me nevojat e një tregu dinamik dhe inovativ, si edhe përfaqësimin më të mire të grave në sektorin e energjisë.

Projekti synon që përmes baterive, energjia e prodhuar në një kohë të caktuar të akumulohet në mënyrë që ajo të shfrytëzohet më vonë në orët e ditës kur çmimi i energjisë është më i lartë dhe kërkesa është më e lartë.

Lexo edhe:  “Jam nënë e dy fëmijëve, të lutem mos të më mbesin fëmijët në rrugë”, shkrimi emocionues i nënës drejtuar Armend Mujës pas kundërshtimit të Trustit

“Që do të thotë se kjo në një masë do ta reduktojë nevojën për import çka është shumë me rëndësi në kohët që po jetojmë, kur çmimi i importit të energjisë është rritur shumë”, tha ajo./GazetaSinjali/

You may also like