Karim Benzema vazhdon të thyejë rekordet njëri pas tjetrit.
Sulmuesi francez shënon pandërprerë, duke qenë frika e çdo mbrojtësi dhe portieri kundërshtar.
Sulmuesi 34-vjeçar gjeti rrjetën në minutën e 19-të të ndeshjes së Real Madridit ndaj Levantes, duke shënuar 2-0.
Me këtë gol, Benzema arriti në 323 me Real Madridin duke u barazuar me gola me legjendën e klubit Raul, i cili ka shënuar 323 gola me Real Madridin.
Benzema i ka shënuar këto 323 gola në 603 ndeshje, ndërsa Raul i kishte shënuar 323 gola në 741 ndeshje.
Tani është çështje kohe për ta kapërcyer Raulin, ndërsa përballë është vetëm Cristiano Ronaldo që ka shënuar 450 gola me fanellën madrilene.