Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Kosovari ja vjedhë shefit 11 mijë euro dhe nuk kthehet më në punë

Kosovari ja vjedhë shefit 11 mijë euro dhe nuk kthehet më në punë

by rks2008


Një pronar i një kompanie në Lipjan ka lajmëruar dje në polici një punëtor të tij.

Ai ka raportuar se punëtori, gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marrë 11 mijë euro të cilat nuk i takonin atij dhe nuk i ka kthyer.

Pas këtij akti, punëtori nuk është lajmëruar më në punë, shkruan Reporteri.net.

Lexo edhe:  “S’ke cofë ti bre t’i q* robtë, je e mirë me t’pre në fyt”, detaje si ndodhi ngjarja e rëndë

Policia thotë se lidhur me rastin nuk ka ende të arrestuar.

“Rr. Sadik Shala, Lipjan 12.05.2022 – 10:45. Ankuesi mashkull kosovar menaxher i financave në një firmë private, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (punëtor i firmës), gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marr një shumë parash prej 11.000 € dhe nuk është lajmëruar në punë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Ishte në lidhje me vajzen e saj - Drejtoresha në Kosovë dyshohet se e braktisi maturantin në Budva (DETAJE)

You may also like