Copyrighted.com Registered & Protected
Home Sport Ndeshjet e mbetura të Arsenalit dhe Tottenhamit në garën për top 4

Ndeshjet e mbetura të Arsenalit dhe Tottenhamit në garën për top 4

by rks2008


Tottenhami triumfoi në derbin kundër Arsenalit, duke e mposhtur këtë të fundit me shifrat 3:0, dhe duke ia vështirësuar punën në garën për Top 4.

Me këtë fitore, Tottenhami ngjitet në kuotën e 65 pikëve, vetëm një pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Arsenali.

Tani, me vetëm dy ndeshje deri në përfundim të Premier Ligës angleze, Tottenhami dhe Arsenali do të luftojnë kokë më kokë për biletën e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Lexo edhe:  Stan Kroenke to reportedly give Arsenal huge summer transfer budget for rebuild

Tottenhami mund të jetë favorit në këtë garë me Arsenalin, pasi që në dy ndeshjet e fundit të tij do të përballet me skuadrat si Burnley dhe Norwichi.

Në anën tjetër, Arsenali do të ketë një punë më të vështirë, ku do të përballet me skuadrën e Evertonit, e cila është duke luftuar për mbijetesë, dhe me skuadrën e Newcastle që momentalisht zë vendin e 14 në tabelë.

Lexo edhe:  Bacary Sagna makes bold Arsenal title claim

Mbetet të shihet se cila nga këto dy skuadra do të arrijë të sigurojë plasmanin drejt Ligës së Kampionëve.

Deri tani nga Premier Liga Liverpooli dhe Manchester City kanë siguruar kualifikimin, kurse Chelsea renditet në vendin e tretë me 70 pikë të arkëtuara.

Arsenali

16 maj, 21:00 Newcastle dhe Arsenali

Lexo edhe:  Arsenali do e fitojë Premier Leaguen brenda 2 viteve

22 maj, 17:00 Arsenali dhe Evertoni

Tottenhami

15 maj, 13:00 Tottenhami dhe Burnley

22 maj, 17:00 Norwichi dhe Tottenhami.

You may also like