Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus U lidh me Wi-Fi’në e tij, kosovari nxjerr armën ndaj fqinjit

U lidh me Wi-Fi’në e tij, kosovari nxjerr armën ndaj fqinjit

by rks2008


Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur sot në fshatin Bllacë të Suharekës, ku plasi sherri mes fqinjëve për shkak të internetit.

Gazeta mëson se rasti ka ndodhur në orët e pasdites, kur një qytetar i shkoi fqinjit të tij në oborr duke e k ërcënuar me a rmë z jarri.

Gjithçka dyshohet se ndodhi për shkak se viktima ishte kyçur në “wi-fi”-në e të dyshuarit, në mënyrë të parregullt.

Lexo edhe:  “Jam nënë e dy fëmijëve, të lutem mos të më mbesin fëmijët në rrugë”, shkrimi emocionues i nënës drejtuar Armend Mujës pas kundërshtimit të Trustit

Kjo siç duket e tensionoi të dyshuarin, i cili mori një fqinj tjetër dhe i shkoi papritmas viktimës në oborrin e shtëpisë, duke e k anosur më jetë.

Pasi kreu “punën” i dyshuari është larguar nga shtëpia e fqinjit, por rasti nuk mbaroi këtu. Viktima që u përball me k ërcënim në shtëpinë e tij, vendosi ta denoncojë rastin në stacion policor.

Një patrullë policore i është përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë intervistuar të dyshuarin, i cili e ka pranuar se ka k anosur fqinjin e tij.

Lexo edhe:  Loja e fatit tim - Episodi 21 - Pjesa 3

Lidhur me këtë rast Prokuroria ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rast dhe i njëjti të hetohet për veprën penale “K anosje”.

You may also like