Copyrighted.com Registered & Protected
Home Sport Xavi vendos për të ardhmen e Frenkie De Jong

Xavi vendos për të ardhmen e Frenkie De Jong

by rks2008


Xavi i ka dhënë dritën e gjelbër Frenkie De Jongut për t’u larguar në afatin kalimtar të verës.

Trajneri i Barcelonës thuhet se është i kënaqur me paraqitjet e dy mesfushorëve të rinj, Gavi dhe Pedri.

Prandaj ai është i hapur për të lejuar largimin e ish-mesfushorit të Ajaxit.

Gjithashtu, Franck Kessie do t’i bashkohet Barçës në verë dhe Xavi do të ketë opsione të mjaftueshme në mesfushë.

Si rezultat i kësaj, “Cuatro Deportes” ka raportuar se Xavi e lejon De Jongun që të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Lexo edhe:  Nuk e meritojmë të luajmë në Champions League dhe në Europa League

Mesfushori holandez mbetet i lidhur me një kalim te Manchester United, për t’u ribashkuar me ish-trajnerin e tij te Ajaxi, Erik ten Hag.

25-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2026.

Ai në tregun e transferimeve vlerësohet rreth 70 milionë euro.

You may also like