Copyrighted.com Registered & Protected
Home Sport Cristiano Ronaldo flet për herë të parë për trajnerin e ri Erik ten Hag

Cristiano Ronaldo flet për herë të parë për trajnerin e ri Erik ten Hag

by rks2008


Sulmuesi portugez ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ku foli për trajnerin e ri.

Cristiano Ronaldo ka folur rreth Erik ten Hag, i cili do të jetë trajner i Manchester United nga sezoni i ardhshëm.

“Ajo që di për të është se ai bëri një punë fantastike për Ajaxin, se ai është një trajner me përvojë.

Lexo edhe:  VIDEO/ Goli i Rafael Leao për Milanin kundër Atalantas

Por ne duhet t’i japim atij kohë. Gjërat duhet të ndryshojnë ashtu siç dëshiron ai.

Shpresoj që të kemi sukses, sigurisht, sepse nëse keni sukses, i gjithë Manchesteri do të ketë sukses gjithashtu. I uroj atij më të mirat”, tha 37-vjeçari.

“Ne jemi të lumtur dhe të emocionuar, jo vetëm si lojtarë, por edhe si tifozë. I uroj atij më të mirën dhe le të besojmë se vitin e ardhshëm do të fitojmë trofe”, deklaroi Cristiano Ronaldo.

Lexo edhe:  Arsenal reach ‘full agreement’ for Mikel Arteta’s first summer signing

Ditëve të fundit u raportua se Ronaldo nuk do të jetë pjesë e planeve të Erik ten Hagut për sezonin e ardhshëm, por deklarata e portugezit tani ka lënë të nënkuptohet se ai do të mbetet në “Old Trafford”.

 

You may also like