Home Fokus E rëndë: Ky është 17 vjeçari kosovar që vdiq sot (FOTO)

E rëndë: Ky është 17 vjeçari kosovar që vdiq sot (FOTO)

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Sot pasdite një i ri ka humbur jetën aksidentalisht në fshatin Divlakë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas informatave të para, i riu ka humbur jetën derisa ishte duke i ndihmuar dajës në prerjen e druve.

Megjithatë ky është informacioni i parë që vjen nga Qendra e Mjekësisë në Komoran, ku edhe mjeku ka konstatuar vdekjen.

Sipas informatave të para, i riu ka humbur jetën derisa ishte duke i ndihmuar dajës në prerjen e druve.

Lexo edhe:  Ky është djali i Nuredin Lushtakut që po kërkohet nga policia (FOTO)

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Komoran të cilët edhe kishin pranuar 17 vjeçarin.

Mjeku Feriz Bytyqi nga kjo qendër, tha për Sinjalin se i riu në momentin e pranimit ishte pa shenja jete.

“I riu është pranuar në qendrën tonë pa shenja jete. Ai nuk ka pasur dëme fizike por që nga përkeqësimi i gjendjes ai është ofruar tek ne. Ai është pranuar rreth orës 14:40 dhe jemi munduar që t’i dalim në ndihmë duke iu ofruar të gjitha shërbimet tona por që ishin të pa suksesshme”, tha Bytyqi për Sinjalin.

Lexo edhe:  Ky është ish- ushtari i UÇK-së që mbrëmë u plagos në uniformën e Policisë së Kosovës (FOTO)

You may also like