Home Sport Kundër këtij Liverpooli nuk mund të fitosh titullin 4 xhiro më herët

Kundër këtij Liverpooli nuk mund të fitosh titullin 4 xhiro më herët

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Trajneri i Manchester City ka thënë se ndaj këtij Liverpooli nuk mund të presësh festë pa përfunduar të gjitha ndeshjet.

“Mund t’iu siguroj për diçka: për një javë, stadiumi ynë do të jetë shumë i zhurmshëm, do të japim jetën për 90 minuta.

Është privilegj i jashtëzakonshëm të fitosh një ndeshje në shtëpi për t’u bërë kampion i Premier League”, ka thënë Guardiola.

“I inkurajoj të gjithë, të gjithë blutë e Mançesterit: shkoni në stadium, sepse ne do të japim gjithçka për të fituar Premier League.

Jam shumë i sigurt për këtë. Kundër këtij Liverpooli nuk mund të fitosh titullin katër xhiro më herët.

Privilegji është se e kemi ndeshjen në shtëpi dhe në duart tona”, shtoi tutje trajneri spanjoll.

Manchester City luan ndeshjen e fundit të dielën, kundër Aston Villa, në ‘Etihad’. Me një fitore, ata shpallën kampionë të Premier League.

You may also like