Home Fokus Ky është 67-vjeçari kosovar që u gjet i vdekur në shtëpi, jetonte i vetëm (FOTO)

Ky është 67-vjeçari kosovar që u gjet i vdekur në shtëpi, jetonte i vetëm (FOTO)

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled





Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për vdekjen e një të moshuari, i cili gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij, në lagjen Korrila të Prizrenit dhe dyshohet se ka ndërruar jetë ditë më parë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se viktima që u gjet nga fqinjiët e tij është Idriz Kokollari, 67-vjeçar.

Fqinjët janë detyruar të thyejnë derën e shtëpisë ku jetonte i moshuari, pasi që nuk e kishin parë tash e disa ditë. Ata nisën kërkimet për komshiun, pasi në hyrje të ndërtesës ndihej edhe aromë e keqe, e cila i ka bërë të dyshojnë që diçka nuk është në rregull.

Lexo edhe:  50 Cent performon me simbolin e shqiponjës dykrenare

Me të hyrë në shtëpinë e tij, qytetarët përreth e kuptuan se Idrizi tashmë kishte vdekur dhe njoftuan menjëherë Policinë.

Më të marrë informacionin, një njësi policore i është përgjigjur rastit, me ç’rast është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, për të mbledhur prova dhe informacione që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë viktima.

Lexo edhe:  Diaspora zgjedh presidenten Vjosa Osmani – Miss Politikanja Shqiptare

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i 67-vjeçarit është dërguar në IML, për obduksion.





You may also like