Home Fokus Ky është rreshteri policor që rrahu pamëshirshëm policen në Pejë (FOTO)

Ky është rreshteri policor që rrahu pamëshirshëm policen në Pejë (FOTO)

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Është raportuar ekskluzivisht pak më parë se si një rreshter i Policisë Rajonale në Pejë dyshohet se ka suImuar mizorisht një zyrtare policore.

Burimet e Sinjalit nga Peja kanë bërë me dije se bëhet fjalë për rreshterin Senad Hamzic, i cili dyshohet se ka suImuar mbrëmë një zyrtare policore (emër i njohur për redaksinë) përderisa ishin jashtë detyrës zyrtare.

Lexo edhe:  I dyshuari në rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj: Kam hyrë në dhomë dhe ia kam parë trupin e mavijosur

Sipas të njëjtave burime, rrahja ka ndodhur për shkak të motiveve personale dhe se nuk lidhet me detyrën zyrtare. Si rezultat i rrahjes brutale, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë në spitalin Rajonal në Pejë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Rrëmbehet 12-vjeçarja kosovare, teksa po luante në park me motrën e saj

You may also like