Home Fokus Me thikë e armë, tre persona terrorizojnë shoferin e ‘Express Postës’ në Prishtinë – ia grabisin të gjitha paratë dhe veturën

Me thikë e armë, tre persona terrorizojnë shoferin e ‘Express Postës’ në Prishtinë – ia grabisin të gjitha paratë dhe veturën

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Një shofer i kompanisë ‘Express Posta’ në pikë të ditës është përballur me një rrezik serioz për jetën. Tre persona të panjohur të cilët ishin të armatosur, ia kanë grabitur atij veturën dhe të gjitha paratë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:50 në fshatin Ballaban në Prishtinë, ku shoferi i postës kishte shkuar të dërgojë një porosi te një klient.

Sipas burimeve, teksa ndodhej në veturën e cila është pronë e kompanisë, para tij u shfaqën tre persona të panjohur, dy nga ta të armatosur.

Lexo edhe:  Nafta sot pak më lirë, publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme

Njëri nga të dyshuarit kishte me vete një revole, ndërsa tjetri nën kërcënimin e thikës, e detyruan shoferin e postës që t’ua japë të gjitha paratë që i kishte në dispozicion.

Pos parave, të dyshuarit e ‘flakën’ nga vetura shoferin dhe ia vodhën edhe automjetin që po drejtonte.

Vetura që u grabit, u gjet pak më vonë e braktisur në po të njëjtin fshat, teksa shoferi i kompanisë ka deklaruar se nuk i kujtohen detajet të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Lexo edhe:  Nis ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të FSK-së

Sipas tij, krejt çka mban në mend është fakti se të tre personat kanë bartur në qafë qafore të trasha nga ari.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti është raportuar në Polici, me ç’rast njësitë hetimore janë vënë në lëvizje që t’u bien në gjurmë personave që terrorizuan shoferin.

You may also like