Home Fokus Vjen ’kërcënimi’ serioz për Kurtin, paralajmërohet destabilizim

Vjen ’kërcënimi’ serioz për Kurtin, paralajmërohet destabilizim

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Veteranët e UÇK-së, kanë paralajmëruar destabilizim të vendit në rast se miratohet në Kuvend Projektligji për pagën minimale, sipas versionit të Qeverisë. Ata po kërkojnë që rritja e pagës minimale të përfshijë edhe këtë kategori.

Protesta e destabilizim të vendit kanë paralajmëruar organizatat e dala nga lufta. Ky kërcënim mund të bëhet realitet nëse në Kuvend miratohet projektligji për rritjen e pagës minimale, sipas të cilit, veteranët e UÇK-së përjashtohen nga kjo rritje.

Xhavit Jashari, i cili udhëheq Shoqatën e Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së thotë se kundërshtimin do ta bëjnë në forma të ndryshme.

“Nëse nuk përfshihen veteranët në pagën minimale dhe nuk rritet beneficioni i veteranëve, reagimet tona do të jenë në forma të ndryshme, duke filluar me protesta dhe gjithçka që ndodhë dhe na vjen shumë keq nëse vjen deri tek destabilizimi i Kosovës sepse atakohen kategoria më e ndritur kategoria që ka bërë shumë sakrificë”, për RTV Dukagjini ka thënë kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.

Lexo edhe:  Deklarata e të akuzuarit Arbër Sejdiu në Polici: E ndjera Marigona Osmani nga goja kishte vjellë zi

Organizata e Veteranëve të UÇK-së akoma nuk është caktuar ndonjë datë për protesta.

Por, sipas ushtruesit të detyrës së kryetari të kësaj organizate, Faton Klinaku, ata nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre.

“Thirrje për protestë do të bëjmë masovikisht dhe do të presim që sa më shumë veteranë të marrin pjesë në këtë protestë e cila nuk parashihet të zgjasë vetëm 1 orë, por kur të dalim në protestë do të mbesim aty deri sa të realizojmë qëllimin. Duket se ai ka një inati me ne, por ai duhet ta dijë se me ne nuk mund të shtyhet, sepse ne e kemi inatin më të madh dhe nëse vazhdon kështu, Kurti nuk do të mund që t’ia arrijë qëllimit”, është shprehur Klinaku.

Lexo edhe:  Ekskluzive: I dyshuari për plagosjen e policëve, gjeneral Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij, Policia mobilizon forcat për arrestimin e tyre

Votimi i Projektligjit për pagën minimale është shtyrë për një nga seancat e ardhshme të Kuvendit, pasi të premten nuk pati kuorum për miratimin e tij.

You may also like