Home Fokus “O LSHOM” – Publikohet momenti kur rreshteri suImon zyrtaren policore në Pejë (VIDEO)

“O LSHOM” – Publikohet momenti kur rreshteri suImon zyrtaren policore në Pejë (VIDEO)

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Janë publikuar pamjet e suImit fizik të rreshterit policor, Senad Hamziç ndaj një kolege të tij në Policinë e Kosovës.

Pamjet e publikuara nga Sinjali shfaqin Hamziçin brenda një veture teksa suImon fizikisht zyrtaren e Policisë së Kosovës.

Inspektorati Policor të Kosovës ka arrestuar sot Hamziçin, të dyshuar se ka kryer veprën penale “L ëndim i rëndë trupor” dhe “k anosje”.

IPK njofton se me gradën e rreshterit, Hamziç, “jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të l ëndimit të rëndë trupor”.

Lexo edhe:  Ky është ish- ushtari i UÇK-së që mbrëmë u plagos në uniformën e Policisë së Kosovës (FOTO)

Pas kësaj, hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima, e cila është zyrtare policore është dërguar për trajtim mjekësor.

“Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘L ëndim i rëndë trupor’ dhe ‘k anosje’”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Lexo edhe:  “Asgjë nuk t’i kam bë djalit, çka t’bëj ty – ta mushi gjoksin pluma”

Video e publikuar nga Sinjali:

You may also like