Home Fokus S’ka më sorra: Skenderaj vendos aparaturat e shtrejta për largimin e sorrave nga qyteti

S’ka më sorra: Skenderaj vendos aparaturat e shtrejta për largimin e sorrave nga qyteti

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Komuna e Skënderajt sot ka vendosur disa aparatura të cilat shërbejnë për eliminimin e sorrave, brejtësve dhe të gjitha shpezëve që krijojnë papastërti dhe ndotje të hapësirave private dhe publike, transmeton Veriu.info.

Sipas komunës këto pajisje kanë vlerë prej 10 mijë euro e të cilat funksionojnë përmes tingullit i cili largon shpezët kurse mbushën me energji alternative përmes rrezeve të diellit.

Njoftimi nga komuna:

Janë vendosur pajisjet për largimin e shpezëve

Lexo edhe:  Një burrë lahet lakuriq në fontanën te sheshi “Zahir Pajaziti” (VIDEO)

Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe ditë më parë, janë vendosur pajisjet për eliminimin e sorrave, brejtësve dhe të gjitha shpezëve të tjera të cilat kanë sjellë papastërti dhe kanë ndotur hapësirat publike e private për kohë të gjatë.

Pajisjet janë vendosur përgjatë Sheshit Adem Jashari, në hapësirën e shtëpisë së kulturës “Hasan Prishtina” si dhe në një pjesë të rrugës 28 Nëntori.

Këto pajisje në vlerë rreth 10 mijë euro janë dhënë donacion nga Ardita Thaçi, bashkatdhetare e jona e cila jeton dhe vepron në perëndim. Pajisjet funksionojnë përmes tingullit i cili largon shpezët kurse mbushën me energji alternative përmes rrezeve të diellit.

Lexo edhe:  Ngritet aktakuzë, prokuroria kërkon dënimin e Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit

Për një ambient të qetë, të pastër dhe pa ndotje.

You may also like