Home Fokus “A t’kom thanë mos um hajde n’shpi” – Nip e dajë bëhen llom – Kështu ndodhi ngjarja

“A t’kom thanë mos um hajde n’shpi” – Nip e dajë bëhen llom – Kështu ndodhi ngjarja

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Pasditen e së martës, një 47-vjeçar është përIeshur fizikisht me nipin 25-vjeçar, në shtëpinë e tij në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, ku si pasojë ia kanë shkaktuar Iëndime trupore njëri-tjetrit.

Dy të dyshuarit thuhet të jenë rr ahur për shkak të një “ndalese” që daja ia kishte bërë nipit, duke mos e lejuar t’i shkojë në shtëpi. Por siç shkruan Sinjali, nipi nuk e ka përfillur vendimin e dajës dhe i ka shkuar të njëjtit në shtëpi, ku dhe janë përIeshur duke pësuar edhe Iëndime, për çka u desh trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lexo edhe:  “Kemi vrarë fëmijë, gra e burra në Kosovë”, serbi rrëfen krimet e bëra të Serbisë në Kosovë (VIDEO)

Për mosmarrëveshjen që shkaktoi konfIikt fizik Policia u njoftua rreth orës 18:00, me ç’rast një patrullë policore doli në vendin e ngjarjes.

Pasi të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të intervistimit, daja dhe nipi janë dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në Qendrën e Ndalimit në Drenas.

Lexo edhe:  Qeveria Kurti obligon kthimin në RKS të targave të komunave paralele

The post “A t’kom thanë mos um hajde n’shpi” – Nip e dajë bëhen llom – Kështu ndodhi ngjarja appeared first on gazetaas.

You may also like