Home Sport Ata madrilenët i kanë “7 shpirtra”, sikur macet

Ata madrilenët i kanë “7 shpirtra”, sikur macet

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e ka analizuar finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit.

Sipas tij, prania e “Los Blancos” në finale të Championsit është një dëshmi se sa të pastra janë garat e UEFA-s.

“Në gjysmëfinale kisha dyshime nëse Real Madridi mund ta eliminonte Manchester Cityn, mbi të gjitha pas humbjes në lojën e parë.

Por, ata madrilenët u pa që i kanë shtatë shpirtra, sikur macet. Është një ekip me eksperiencë.

Aleksander Ceferin e çoi në qiell Karim Benzeman, i cili është favorit për ta fituar Topin e Artë këtë vit.

“Por, Reali e ka mrekullinë Karim Benzema. E kam thënë edhe disa herë, për mendimin ai është njëri prej lojtarëve më të nënvlerëzuar në histori të futbollit.

E Luka Modric, sa më i vjetër, po bëhet më i mirë”, shtoi slloveni për portalin “24ur.com”.

Ai insiston se nuk ka probleme me Real Madridit, përkundër iniciativës së klubit spanjoll për themelimin e Superligës së Evropës.

Ceferin ka fjalë të mira edhe për finalistin tjetër të 28 majit, Liverpool. “Ka lojtarë më të rinj dhe një eksperiencë mjaft të rëndësishme për finale.

Nuk do të guxoja ta parashikoj fituesin, zakonisht gjykoj gabim. Do të jetë një finale jashtëzakonisht interesante”, shtoi tutje kreu i UEFA-s.

You may also like