Home Sport Nuk e meritojmë të luajmë në Champions League dhe në Europa League

Nuk e meritojmë të luajmë në Champions League dhe në Europa League

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Granit Xhaka ka shpërthyer pas humbjes së Arsenalit ndaj Newcastles me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier.

Xhaka ka thënë pas ndeshjes se me lojën që bënë dhe dëshirën që kishin, nuk e meritojnë të jenë në Ligën e Kampionëve apo në Ligën e Evropës.

“Ne nuk bëmë atë që ishte plani i lojës, duke mos dëgjuar trajnerin, duke mos bërë gjërat tona”, ka deklaruar”, ka deklaruar Xhaka.

Ajo që ndodhi ishte një shfaqje fatkeqësie. Ne nuk e meritojmë të luajmë Ligën e Kampionëve. Ne nuk e meritojmë as të luajmë Ligën e Evropës.

“Është shumë e vështirë për ta kaluar këtë”, është shprehur më tej mesfushori i Arsenalit.

Në xhiron e fundit, Arsenali duhet të fitojë ndaj Evertonit dhe të shpresojë që Tottenhami të humbë nga Norwichi i rënë tashmë në Championship.

Për të shpresuar që të sigurojnë vendin në garën më të madhe për klube në Evropë, pasi kanë 66 pikë, dy më pak se Spurs.

You may also like