Home Sport Ronaldinho tregon pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ronaldinho tregon pasuesit e Messit dhe Ronaldos

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Legjenda braziliane ka folur për dy yjet e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por edhe për pasuesit e tyre, pasi që të dy po shkojnë drejt fundit të karrierës.

“Messi e Cristiano Ronaldo janë dy prej më të mëdhenjve, por tash po vijnë lojtarë të mirë si Mbappe, Haaland, Raphinha…”, ka thënë fillimisht ish-futbollisti brazilian.

Ai foli edhe për eksperiencën që e kishte në Milan.

“Në Milan i kam kaluar dy vjet e gjysmë në të cilët kam qenë i lumtur. Jam duke e përcjellë këtë sezon dhe po bën mjaft mirë.

Jam mjaft i kënaqur për atë që po e bën Milani. Më pëlqen shumë Leao, është një lojtar i madh.

Njëri prej më të mirëve për momentin”, vazhdoi Ronaldinho.

I pyetur nëse ka një Ronaldinho të ri për momentin, ai theksoi se ka lojtarë mjaft të mirë në qarkullim, por që nuk i pëlqen të bëjë krahasime.

You may also like