Home Fokus Zbulohet se kush është gruaja që po ia kërkon burrit 10 mijë euro për t’i kthyer fëmijët në shtëpi

Zbulohet se kush është gruaja që po ia kërkon burrit 10 mijë euro për t’i kthyer fëmijët në shtëpi

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një rast të turpshëm që u denoncua në Policinë e Kosovës nga një burrë që po ballafaqohet me gruan e tij, e cila po e kërcënon seriozisht dhe po tenton ta detyrojë të paguajë mijëra euro për t’ia kthyer fëmijët e tyre në shtëpi. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur burrin, i cili në pamundësi për të parandaluar, vendosi që ta denoncojë bashkëshorten në Polici.

Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja që i ka dhënë ultimatum burrit për t’ia kthyer fëmijët me të cilët u largua nga shtëpia është Donika Dauti, 27-vjeçare.

Në dëshminë e burrit të saj, të dhënë në Polici thuhet se ajo ka disa muaj që ka ikur nga shtëpia e tyre në Siboc të Obiliqit, bashkë me fëmijët, të cilët nuk po ia lejon t’i shoh, pa i dhënë një shumë të majme parash.

Lexo edhe:  Kjo është maturantja që fitoi më së shumti pikë në Testin e Maturës në nivel vendi

Sikur një skenar filmi, ajo është bërë ‘e gjallë’ para dy ditësh, duke ia paraqitur bashkëshortit një ‘ofertë’, përmes së cilës i ka dhënë ultimatum.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë në deklaratën e burrit, të dhënë mes lotësh në stacion policor, thuhet se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia para katër muajsh dhe me vete ka marrë fëmijët njërin 3-vjeç e tjetrin 6-muajsh dhe që nga ajo kohë ai nuk i ka parë e as dëgjuar për fatin e tyre, deri dje kur gruaja e tij e kontaktoi.

Burimet thonë se burri ka përshkruar në detaje bisedën e zhvilluar me të, gjatë ditës së djeshme, kur mbeti i shokuar dhe i frikësuar kur gruaja ia kërkoi shumën e parave prej 10 mijë euro për t’i kthyer vajzat në shtëpi dhe në rast se i njëjti nuk e ‘paguan’, atëherë s’do t’i shoh më me sy të bijat e tij.

Lexo edhe:  Aksident me vdekje e biznes ilegal – Kush është vëllai biznesmen i Nuredin Lushtakut që u përfshi në plagosjen e policëve

Për shkak të frikës se gruaja mund të bëjë ndonjë veprim të ulët dhe për të parandaluar një të keqe më të madhe që mund t’i ndodhë, burri ka deklaruar se është i gatshëm që ta ndihmojë Policinë në çdo formë, që të merren të gjitha veprimet e nevojshme që t’i kthejë fëmijët e tij në shtëpi dhe jo të pësojnë ata për shkak të problemeve me bashkëshorten e tij.

Si rezultat i këtij denoncimi, Policia është vënë në veprim dhe ka nisur hetimet për të siguruar prezencën e të dyshuarës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar e njëjta do të hetohet për veprën penale “detyrimi”.

Lexo edhe:  Arrestohet shoferi që goditi dy vajzat e reja në Prishtinë (VIDEO)

You may also like