Home Sport Duam ta fitojmë ndeshjen kundër Manchester Cityt

Duam ta fitojmë ndeshjen kundër Manchester Cityt

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Aston Villas pritet të jetë vendimtare sa i përket titullit të Premierligës.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit të sezonit 2021/22 do të zhvillohen të dielën nga ora `17:00, kurse Manchester Cityt i duhet fitorja ndaj Aston Villas, për t’u shpallur kampion.

Por, trajner i Aston Villas është Steven Gerrard, i cili ishte kapiten i Liverpoolit për shumë vite.

Ai nuk arriti ta fitonte asnjëherë titullin e Premierligës si lojtar, por mund ta ndihmojë Liverpoolin të shpallet kampion nëse arrin ta ndal Manchester Cityn.

“Si trajner i Aston Villas, nuk jam i lidhur me Manchester Cityn dhe Liverpoolin për titullin e Premier League, por ne duam të fitojmë kundër Manchester Cityt që ta mbyllim mirë sezonin”, u shpreh Gerrard.

Liverpooli do të përballet me Wolves, por që gjithçka do të varet nga ndeshja Manchester City – Aston Villa.

You may also like