Home Fokus Flet prindi i të pIagosurit në Klinë: Dakajt më prenë në besë, ju thashë falne se është me mu

Flet prindi i të pIagosurit në Klinë: Dakajt më prenë në besë, ju thashë falne se është me mu

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Sot rreth orës 13:40 në qytetin e Klinës u dëgjuan të shtëna me a rmë z jarri, ku si pasojë dy persona mbetën të pIagosur. Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim, ndërkohë që Sinjali ka zbuluar detaje të reja se si ndodhi rasti, ku gjithçka ndodhi pas një fjalosje qe u shkaktua në zyrën e një avokati.

Zafer Gashi, prindi i njërit prej të pIagosurve, tha për Gazetën Sinjali se ata kanë qëlluar rastësisht në një fjalosje me familjen Daka.

Sipas tij, plumbi e ka goditur gabimisht djalin e tij, Fitimin.

“Ne kemi qëllu rastësisht në një fjalosje edhe plumbi ka ra gabimisht, fatkeqësisht, pa dashje te ky djali jem. Kaq” tha ai për Sinjalin.

Gashi po ashtu bëri të ditur se gjendja shëndetësore e djalit të tij është duke u përmirësuar dhe shpejt pritet operimi i tij.

Lexo edhe:  Skandaloze/ Polici kosovar arsyeton sulmin seksual: Hajt se nuk ja ka hekë naj copë, nuk është ba nami

“Gjendja shëndetësore e djalit është në përmirësim. Pritet me e nis për Prishtinë me e ba një incizim për me mujtë me hi në operacion me ia heq plumbin se i ka mbetë në kambë”, shtoi Gashi për Sinjalin.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se gjithçka ndodhi pas një fjalosje që u shkaktua në zyrën e një avokati.

Fillimisht, burimet thonë se pjesëtarë të familjes Gashi dhe një shtetas serb kanë qenë te avokati në fjalë, para se të arrinte edhe familja tjetër, Daka, kur edhe eskaloi përIeshja në përdorimin e a rmës.

Sipas informatave të para, familja Daka, që merret me shitjen dhe blerjen e pronave të ndryshme, nisi një zënkë me avokatin, te i cili kishin shkuar.

Për të mos u përshkallëzuar situata, Sinjali mëson se familja Gashi kishte ndërhyrë që të qetësonte gjakrat, por ndodhi e kundërta.

Lexo edhe:  Nafta sot pak më lirë, publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme

Një pjesëtar i familjes Daka dyshohet se ka pIagosur me a rmë z jarri një anëtar të familjes Gashi, duke i shkaktuar lëndime trupore. Për të mos mbaruar me kaq, edhe një anëtar i familjes Daka ka pësuar pIagë nga a rma e z jarrit, por që ende nuk dihet se a është shkrepur vetëm nga një revole.

Burimet e Sinjalit brenda Spitalit të Pejës, ku janë dërguar të lënduarit, kanë bërë të ditur se mjekët janë duke intervenuar dhe se dy personat e pIagosur nuk janë në rrezik për jetën.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me a rmë z jarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të pIagosur. I pIagosuri i dytë është dërguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova për Sinjalin.

Lexo edhe:  Ngritet aktakuzë, prokuroria kërkon dënimin e Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit

Sinjali do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.

You may also like