Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, mori pjesë në programin ‘Tot Costa’ të Catalunya Radio, ku zbuloi pagën që Kylian Mbappe mund të marrë në Real Madrid.
Laporta deklaroi se Mbappe kërkon “40-50 milionë euro neto” në sezon , shumë larg mundësive të Barcelonës, e që me shumë gjasa kjo do të paguhet nga Real Madridi.
“Ata nuk ta fitojnë Ligën e Kampionëve, as njëri dhe as tjetri ”, shtoi ai duke aluduar te Erling Haaland që shkoi te Manchester City.
Presidenti këmbënguli në rëndësinë ekonomike të klubit, duke thënë se Barcelona nuk do të marr lojtarë më paga “40 deri në 50 milionë euro”.
Kjo pasi sipas tij është ofendim ndaj të rinjve që kanë rinovuar së fundmi kontratat me klubin e Barcelonës.
You Might Be Interested In