Home Sport Do ta fitojmë ndeshjen kundër Tottenhamit

Do ta fitojmë ndeshjen kundër Tottenhamit

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Sulmuesi i Norwichit, Teemu Pukki, ka dhënë sinjale mosdorëzimi në prag të ndeshjes së skuadrës së tij kundër Tottenhamit.

Edhe pse Norwichi tashmë edhe matematikisht kanë rënë nga elita e futbollit anglez, kjo nuk do të thotë asgjë për Pukkin që e dëshiron trepikëshin në ndeshjen mbyllëse të Premier League.

“Është qëllimi ynë të përfundojmë të 19 në tabelë.

Ne do ta fitojmë ndeshjen kundër Tottenhamit sepse është ndeshja e fundit si vendas, do mundohemi ta bëjmë këtë për fansat tonë në stadium të dielën”, tha ai.

E kjo deklaratë do t’u pëlqente tifozëve të Arsenalit nëse do të realizohej.

Një fitore eventuale e Norwichit ndaj Spurs do t’i çonte “topçinjtë” në top 4 nëse triumfojnë ndaj Evertonit.

You may also like