Home Fokus E rëndë: Bujku kosovar rrokulliset me traktor, humb jetën në vend

E rëndë: Bujku kosovar rrokulliset me traktor, humb jetën në vend

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Një person ka mbetur i vdekur dje në fshatin Mamushë të Prizrenit si pasojë e rrokullisjes së traktorit me të cilin ishte duke punuar tokën e bujqësisë.

Viktima mashkull kosovar dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e Iëndimeve të marra, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Lexo edhe:  Qeveria Kurti obligon kthimin në RKS të targave të komunave paralele

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

Mamushë 17.05.2022 – 16:30-00:00. Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke punuar me traktor në tokën e bujqësisë, është rrokullisur dhe si pasoj ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Lajmi.net/

Lexo edhe:  Osmani: Kurrë s’kam premtuar se marrëveshjet me Serbinë duhet të kthehen në pikën zero

You may also like