Home Fokus Kosovari nxjerr vizën dhe martohet brenda ditës – Krushqit prisnin sinjalin tim kur të nisen

Kosovari nxjerr vizën dhe martohet brenda ditës – Krushqit prisnin sinjalin tim kur të nisen

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Dita e martesës për të gjithë mbetet e paharruar. E tillë do të mbetet edhe për Albion Gashin nga Komuna e Suharekës. Por jo vetëm pse u martua, pasi ky është proces i zakonshëm që shumica e njerëzve e përjetojnë të paktën njëherë në jetë. E veçanta e kësaj dite për Albionin është se ai tri orë para se të bënte betimin për dashuri të përjetshme me vajzën që ka zgjedhur për bashkëshorte, dorëzoi dokumentet në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Albion Gashi, 23-vjeçar dhe e dashura e tij Almira, tash e sa kohë kishin caktuar 12 majin e vitit 2022 si ditën kur do të lidhnin jetën e tyre bashkë, me ç’rast, ashtu siç e do zakoni, krushqit do i sillnin Albionit nusen në shtëpi.

Lexo edhe:  Temperatura deri në 34 gradë, ky është parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Për Albionin kjo mund të konsiderohet si një ndër ditët më me fat në jetën e tij, pasi që kreu dy punë të mëdha që lidhen me të ardhmen e tij.

Ai ishte fatlum pasi fitoi termin në ambasadën e Gjermanisë, që tash e disa muaj është bërë në formë lotarie. Por atë e ‘tronditi’ mesazhi që mori nga ambasada, ku thuhej se termini i tij është pikërisht më 12 maj, në ditën e njëjtë kur do të martohej me Almirën.

Ai ka rrëfyer për Gazetën Sinjali këtë ditë interesante, duke thënë se ka disa muaj që tenton ta zë një termin për vizë në ambasadë.

Lexo edhe:  Nafta sot pak më lirë, publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme

“Unë aplikoj tash e disa muaj për një termin për vizë në ambasadë gjermane, por si duket fati deshi që unë ta zë atë pikërisht në ditën më të lumtur të jetës sime, pra të martesës“, filloi rrëfimin e tij Albioni.

Ai tregon për Sinjalin se e dashura e tij fillimisht nuk i besonte se ka arritur të sigurojë një termin dhe se atë e kishte fiks në ditën e dasmës.

“E dashura ime nuk më besonte kur i kisha treguar se termini më ishte caktuar në ditën e njëjtë, si të dasmës“, tha për Sinjalin 23-vjeçari nga Suhareka.

Lexo edhe:  Publikohen fotografitë, Tayna kapet mat me futbollistin italian

You may also like