Home Fokus Mediumi serb: Djali i politikanit serb u shëtit me veturë zyrtare të Kosovës nëpër Beograd (FOTO)

Mediumi serb: Djali i politikanit serb u shëtit me veturë zyrtare të Kosovës nëpër Beograd (FOTO)

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Djali i politikanit serb nga Kosova, Zoran Milojeviq, është parë duke u shëtitur me veturë zyrtare Komunës së Zubin Potokut nëpër rrugët e Beogradit në fillim të vitit 2020.

Kjo u bë e ditur nga Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit (KRIK), të cilët raportuan se vetura zyrtare e Komunës së Zubin Potokut është parë teksa drejtohej nga Aleksandar Milojeviq, por që nuk dihet se nga e mori atë.

Kjo pasi që siç raporton ky medium, Milojeviq dhe Komuna nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet se mbi çfarë baze ia kanë dhënë veturën në shfrytëzim.

Zoran Milojeviq tha për KRIK se ai e përdori atë makinë gjatë kohës që punonte në Zyrën e Telekomunikacionit dhe se Aleksandri nuk ka vozitur kurrë një “Skoda”.

Lexo edhe:  Pelegrini serb në Graçanicë detyrohet ta heqë bluzën me mbishkrime nacionaliste (VIDEO)

Por faktet e paraqitura nga mediumi tregojnë ndryshe:

Në fillim të janarit 2020, pak para orës 1:00 pasdite, policia e Beogradit ndaloi “Skoda Octavia” në bulevardin “Oslobodjenja”, e cila po lëvizte pothuajse dy herë më shpejt se sa lejohej – ishte 89 kilometra për orë, megjithëse shpejtësia e lejuar maksimale ishte 50.

Në timon ka qenë Aleksandar Milojeviq, djali i politikanit me ndikim serb nga Kosova, Zoran Milojeviq, Zelja, sipas shkresave nga procedura për kundërvajtje të siguruara nga gazetarët e KRIK-ut.

Mirëpo, sipas procesverbalit të përpiluar nga policia në vendngjarje, ai nuk ka vozitur veturën e tij, por veturën e regjistruar në komunën e Zubin Potokut të Kosovës.

Lexo edhe:  Kjo është maturantja kosovare e cila mori më së shumti pikë në Testin e Maturës | FOTO

Nuk është e qartë se në çfarë baze Milojeviq e ka përdorur veturën zyrtare, duke pasur parasysh se ai nuk është zyrtar dhe as nuk dihet se është i punësuar në komunë. Komuna për më shumë se tre javë nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të KRIK-ut se mbi çfarë baze i është dhënë një veturë Milojeviqit.

Ndaj Aleksandar Milojeviqit është iniciuar një procedurë para Gjykatës për Kundërvajtje në Beograd për tejkalim të shpejtësisë me automjet “Skoda”, por ai nuk është dënuar për shkak të vjetërsimit të lëndës, raporton mediumi.

Lexo edhe:  Ngritet aktakuzë, prokuroria kërkon dënimin e Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit

You may also like