Home Fokus “Ndihmëëë…, ndal Policia”, kështu ndodhi ngjarja me vajzës dhe të riut kosovar

“Ndihmëëë…, ndal Policia”, kështu ndodhi ngjarja me vajzës dhe të riut kosovar

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Nënkalimi për këmbësor që lidh lagjen Dardania dhe Kalabrinë është shpesh strehë e personave problematikë, të cilët ‘t errorizojnë’ qytetarët që e shfrytëzojnë për të kaluar nga njëra lagje tek tjetra. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë por që nuk i iku syrit të Policisë. Një vajzë ishte cak i një hajni, i cili ia vodhi një telefon dhe tentoi të ikë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Policia zbuloi hajnin pasi dëgjoi viktimën duke bërtitur në momentin që u ballafaqua me të dyshuarin 20-vjeçar. Sipas burimeve të Sinjalit, posa zyrtarët policorë dëgjuan vajzën duke kërkuar ndihmë, intervenuan menjëherë dhe nisën ta ndiqnin të dyshuarin nëpër rrethin te ‘Victory”, në Prishtinë.

Lexo edhe:  Temperatura deri në 34 gradë, ky është parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Zyrtari policor që iu përgjigj rastit kërkoi nga i dyshuari të dorëzohej, por i njëjti nuk u bind dhe vazhdoi të vraponte, me shpresën se mund t’i shpëtonte prangave të Policisë. Burimet thonë se pas një periudhe të shkurtër, i dyshuari u kap nga Policia dhe u shoqërua në stacion policor për të dhënë deklaratën për veprën që kishte kryer.

Sipas burimeve të Sinjalit, 20-vjeçari B.E., u ballafaqua fillimisht me vajzën të cilës ia vodhi telefonin, pasi hasi në rezistencë, derisa e njëjta u mundua që t’i dilte ballë vet situatës.

Lexo edhe:  Dhurata Dora dhe Elvana Gjata vijnë me “Gajde”

Fatmirësisht, intervenimi i Policisë në kohën e duhur bëri që hajni të arrestohet dhe më pas të ndalohet për 48 orë, me aktvendim të Prokurorit.

The post “Ndihmëëë…, ndal Policia”, kështu ndodhi ngjarja me vajzës dhe të riut kosovar appeared first on gazetaas.

You may also like