Home Sport Nëse Manchester City bëhet kampion, Aston Villa do të fitojë 18 milionë euro

Nëse Manchester City bëhet kampion, Aston Villa do të fitojë 18 milionë euro

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Manchester City do të presë Aston Villa të dielën, në ndeshjen që vendos titullin e kampionit në elitën e futbollit anglez.

Man City dhe Liverpooli po luftojnë për titullin e kampionit, ku ‘qytetarët’ kanë një pikë më shumë 90 dhe kanë gjithçka në duart e tyre, pasi Liverpooli ka 89 pikë.

Tifozët e Liverpoolit shpresojnë në ndihmë nga legjenda e tyre Steven Gerrard, pasi anglezi tani drejton Aston Villa si trajner.

Por disa besojnë se Aston Villa do të humbasin që të marrin 18 milionë euro në rast të humbjes. Më saktësisht, në rast se Manchester City del kampion.

Jack Grealish, verën e kaluar u transferua nga Aston Villa në Manchester City dhe klubet nënshkruan një klauzolë që në rast se Man City fiton titullin këtë sezon, duhet t’i paguajnë një bonus Aston Villas, prej 18 milionë eurove.

You may also like