




Arbnor Spahiu është një ndër 257 ushtarët e rinj që i janë bashkuar sot Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Arbnori është i biri i ish ushtarit të ndjerë të UÇK-së, Agron Spahiut, i cili ishte pjestarë i brigades “Tigrat e Zi”.





Agroni, ushtari i njohur që ka qenë edhe major në FSK, ka vdekur para 9 muajve.
Ndërsa sot, ai do të ishte shumë krenar për të birin i cili u betua për vendin e tij, duke e trashëguar amanetin e babait.


You Might Be Interested In