Home Sport Milani siguron transferimin e parë për afatin e verës

Milani siguron transferimin e parë për afatin e verës

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Milanin pas finales së Ligës së Kampionëve të javës së ardhshme.

Kontrata e reprezentuesit belg në Anfield skadon në verë dhe sulmuesi është pajtuar për transferimin te Milani.

Mediumit Calciomercato.com, tregon se Origi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Rossonerët pas finales së Ligës së Kampionëve.

Origi thuhet se do të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me vlerë katër milionë euro në sezon në San Siro. Ai do t’i bashkohet Milanit si lojtar i lirë.

Stefano Pioli ka dhënë dritën jeshile për të nënshkruar me belgun edhe për shkak të shkathtësisë së tij.

Origi mund të luajë si sulmues ose si sulmues anësor dhe gjigantët e Serie A kanë kërkuar përforcime në të dyja fushat.

You may also like