Home Sport Nëna i thotë qëndro te PSG, ndërsa agjenti këmbëngul për kalimin te Real Madridi

Nëna i thotë qëndro te PSG, ndërsa agjenti këmbëngul për kalimin te Real Madridi

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Kylian Mbappe sot do të takohet me familjen dhe agjentin e tij për të vendosur të ardhmen e tij.

Ylli francez është i lodhur me presionin mediatik dhe ka vendosur t’i jap fund duke hequr të gjitha dilemat.

Janë dy opsione në tavolinë, vazhdimi i kontratës me PSG dhe kalimi te Real Madridi.

Nëna e tij raportohet se është pro vazhdimit të kontratës me kampionët e francës, ndërsa agjenti po këmbëngul për kalimin te Real Madridi.

Vendimi për të ardhmen e Kylian Mbappes do të mirret sot, ndërsa pritet të jetë publik të dielën në mëngjes.

Dy gazetarë në Francë japin shenja për qëndrimin e futbollistit në PSG.

Abela Boulma dhe Hadrien Grenier janë ata që raportojnë për një dëshirë të lojtarit për të qëndruar edhe më tutje në “Parc de Princes”.

You may also like