Kylian Mbappe sot do të takohet me familjen dhe agjentin e tij për të vendosur të ardhmen e tij.
Ylli francez është i lodhur me presionin mediatik dhe ka vendosur t’i jap fund duke hequr të gjitha dilemat.
Janë dy opsione në tavolinë, vazhdimi i kontratës me PSG dhe kalimi te Real Madridi.
Nëna e tij raportohet se është pro vazhdimit të kontratës me kampionët e francës, ndërsa agjenti po këmbëngul për kalimin te Real Madridi.
Vendimi për të ardhmen e Kylian Mbappes do të mirret sot, ndërsa pritet të jetë publik të dielën në mëngjes.
Dy gazetarë në Francë japin shenja për qëndrimin e futbollistit në PSG.
Abela Boulma dhe Hadrien Grenier janë ata që raportojnë për një dëshirë të lojtarit për të qëndruar edhe më tutje në “Parc de Princes”.