Home Fokus Zyrtari i LDK’së e lagë me ujë drejtorin e VV’së: U nxe pak, e flladita (VIDEO)

Zyrtari i LDK’së e lagë me ujë drejtorin e VV’së: U nxe pak, e flladita (VIDEO)

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled





Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Rrahmani, është arsyetuar për gjuajtjen me ujë të drejtorit të Arsimit, Avni Fetahu, por ka kërkuar falje publike.

Rrahmani, pas incidentit në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal në Podujevë, doli në foltore dhe kërkojë falje publike.

Megjithatë, ai e arsyetoi incidentin që e shkaktoi vet. Tha se gjeste të tilla dikur ka bërë edhe Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës.

Lexo edhe:  Merr fund hasmëria 20 vjeçare në mes familjeve kosovare, pajtohen familja Maqastena dhe Beka (VIDEO)

“Unë kërkoj falje për gjestin. Na kemi raste edhe në Kuvend të Kosovës kur tash kryeministri që është sot, me ve e ka gjuajtur ish-kryeministrin Mustafa. Unë tri pika ujë ia qita, por ke pak si i nxehtë ai e flladita. Ai… na e ruajtëm goxha fortë në fjalime tona, por ai hyni në personale; në emra. Masi edhe ti po thua, unë po kërkoj falje”, tha ai.

Lexo edhe:  Gold Ag vizitoi Rexhep Selimin në Hagë: Veç i gzum e i pa mërzitun…

Gjatë mbledhjes së sotme, Ekrem Rrahmani u ngrit në këmbë dhe e lagu me ujë drejtorin, Avni Fetahu, i cili përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje





You may also like