Home Fokus Ky është grupi kriminal i hajnave të arrestuar, dyshohen për 35 raste të vjedhjeve në Kosovë e rajon

Ky është grupi kriminal i hajnave të arrestuar, dyshohen për 35 raste të vjedhjeve në Kosovë e rajon

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Policia në Gjakovë sot i ka kapur në flagrancë grupin kriminal të hajnave, të përbërë nga katër persona, të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje të shumta, kryesisht në spitale dhe tregje, e që cak i kanë pasur personat e ndjeshëm. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ndërsa tani Sinjali iu sjellë emrat e të dyshuarve.

Katër personat që dyshohen për më shumë se 35 raste të vjedhjeve në Kosovë e në shtetet fqinje janë:

Rexhep Gashi – 52 vjeç;

Lexo edhe:  Djali dhe vëllai i Nuredin Lushtakut dyshohet se janë arratisur në bregdetin shqiptar

Faik Jahiri – 64 vjeç;

Milazim Neziri – 62 vjeç;

Arsim Maxhuni – 48 vjeç.

Sipas Policisë, njëra nga vjedhjet ka ndodhur më 20 dhjetor të vitit të kaluar, kur Gashi, Jahiri, Neziri e Maxhuni dyshohet se kanë vjedhur para dhe stoli ari në vlerë prej 15 mijë franga zvicerane.

Përveç arrestimit të tyre, sot Policia ka siguruar prova të mjaftueshme që dëshmojnë se të dyshuarit janë të përfshirë në numër të madh të veprave penale.

Lexo edhe:  Detaje ekskluzive nga aktakuza: Si ndodhi vrasja mizore e Marigona Osmanit (18+) (DOKUMENT)

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa edhe tre persona të tjerë që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi janë në kërkim policor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

You may also like