Home Sport Kylian Mbappe e ka njoftuar Real Madridin se do ta vazhdoj karrierën te PSG-ja

Kylian Mbappe e ka njoftuar Real Madridin se do ta vazhdoj karrierën te PSG-ja

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Fabrizio Romano raporton se Kylian Mbappe e ka telefonuar presidentin e Real Madridit, Florentino Perezin dhe ia ka kumtuar lajmin se do të qëndrojë në PSG.

Ai pritet që të nënshkruajë kontratë të re dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Raportohet gjithashtu se kampioni i Francës ka organizuar një “party” për të festuar rinovimin e kontratës së 23-vjeçarit.

Saga e Kylian Mbappe është gati të përfundojë një herë e përgjithmonë, pasi francezi do të nënshkruajë një marrëveshje të re me Paris-Saint Germain.

Mbappe dhe ekipi i tij, të cilët janë rrethuar vazhdimisht nga presioni politik nga Katari dhe Franca, vazhduan bisedimet me PSG-në.

“Është vendimi më i vështirë i jetës së tij”, kanë shpjeguar të afërmit e tij.

Klubi francez i ka dhënë gjithçka që ai ka kërkuar, duke përfshirë një shumë të madhe parash, megjithatë, faktori më i rëndësishëm ka qenë aspekti sportiv.

Në PSG , Mbappe do të ketë një zë dhe do të dëgjohet, duke ndikuar në zgjedhjen e drejtorit të ri sportiv si dhe trajnerit të ardhshëm.

Tani së shpejti pritet të ketë një deklaratë zyrtare të Mbappes ku do ta konfirmojë të ardhmen.

You may also like