Home Sport Kylian Mbappe ka vendosur ta vazhdojë karrierën te PSG

Kylian Mbappe ka vendosur ta vazhdojë karrierën te PSG

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Kylian Mbappe do të vazhdojë karrierën e tij tek skuadra e PSG-së.

Ai e ka refuzuar ofertën e Real Madridit, duke vendosur të qëndrojë tek skuadra franceze.

Lajmin e ka dhënë eksperti i transferimeve, Di Marzio, sipas të cilit Mbappe sonte do të bëj publik vendimin e tij pas ndeshjes së PSG-së me Metz.

Sipas Di Marzios vendimi nuk është i lidhur për arsye financiare, por familja e Mbappes dhe njerzit që e rrethojnë kanë ndikuar në vendimin e tij.

Ndërsa sipas gazetarit Guillem Balague, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka zbritur në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes kundër Betisit për të informuar lojtarët e tij se Kylian Mbappe nuk do të nënshkruajë me Los Blancos.

“Sapo më thanë se Florentino Perez u ka thënë sonte lojtarëve në dhomat e zhveshjes se Mbappe nuk do të vije”.

You may also like